Rregulla të reja për qarkullimin e automjeteve, Manastirliu sqaron qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” sqaroi qytetarët lidhur me rregullat e reja për qarkullimin e automjeteve.

Manastirliu bëri me dije se pas 11 majit, do të lejohet qarkullimi i automjeteve pa autorizim.

“Do të lejohet qarkullimi i automjeteve pa autorizim duke nisur pas 11 majit.

Po vlerësohet për zonat e gjelbra, por po shikohet për të gjithë qarqet.

Transporti publik do të vijojë të mbetet i mbyllur… po vlerësohet për t’u hapur në fazën e fundit”, u shpreh Ministrja.


Shtuar 4.05.2020 21:25