Rrahën dy policët e bashkisë, dy vëllezërit në Lezhë e pësojnë keq

Policia ka vënë në pranga dy vëllezër në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, dy vëllezërit, identietet e të cilëve ende nuk janë publikuar, akuzohet se kanë ushtruar dhunë ndaj dy punonjësve të policisë bashkiake.

Bëhet me dijse se 22 dhe 26-vjeçari kanë goditur me sende të forta efektivët, të cilët mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Në Shëngjin, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë qenë duke ushtruar detyrën mbi bazën e planit për identifikimin dhe prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse, dhe gjatë komunikimit me Gj. Ll., i ati i dy vëllezërve, ka pretenduar mosprishjen e murit të rrethimit të banesës së tij.

Në këtë moment, dy djemtë i kanë goditur me mjete të forta.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.


Shtuar 20.02.2020 16:41