Gattuso: Më mirë Europa League se fitorja ndaj Barcelonës

Napoli është në kërkim të fitores së radhës në kampionat ndaj Brescias. Trajneri Gennaro Gattuso ka kërkuar që skuadra e tij ta harrojë sfidën me Barcelonën dhe të mendojë vetëm për kampionatin.

“Deri të martën kemi kohë për të menduar, prioritetin është ndeshja e nesërme. Do të luajë skuadra më e mirë, sepse Napoli me ekipet e vogla ka humbur 20 pikë. Nuk e di se çfarë flasin lojtarët kur nuk jam unë, por unë nuk dua të flitet për Barcelonën, prej 3 ditësh flasim vetëm për Brescian. Duhet të mendojmë për rivalët dhe Balotelin, jo për Messin.

Më mirë Europa League se sa të mundim Barcelonën, duhet të gjejmë vazhdimësinë. Unë nuk mendoj për kushtet por vetëm për ndeshjen e radhës. Kam dëgjuar që Barcelona është në vështirësi, nëse janë ata, po ne …”, deklaroi Gattuso.


Shtuar 20.02.2020 16:41