Rikthehet ashpër karantina, ky shtet do i mbaj kufijt mbyll deri në 2021

Australia është një ndër shtetet që e ka marrë shumë seriozisht luftën ndaj COVID-19.

Territori i largët verior (NT) i Australisë do vazhdojë t’i mbajë kufijtë e mbyllur për shtetet e prekura nga koronavirusi për të paktën edhe 18 muaj të tjera.

Australia është duke përjetuar një valë të dytë me rreth 8,000 raste aktive në Melbourne dhe më pak raste në Sidney.

“Këshillat e mia është të qëndroni në Territor dhe mos udhëtoni. Ju jeni të sigurt këtu”, tha Michael Gunner.

Gjithashtu ai bëri një apel qytetarëve të anulojnë planet për festat e Krishtlindjes dhe të qëndrojnë në territorin verior.

Zyrtarët në territorin e veriut thanë se është e domosdoshme mbyllja e vendit për 18 muaj pasi duhen ndaluar vizitorët të cilët vijnë nga vendet ku virusi është i përhapur.


Shtuar 11.08.2020 20:40