Rezulton pozitive ndaj koronavirusit edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një çerdhe në Laprakë ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit.

Si pasojë, autoritetet shëndetësore kanë vendosur që çerdhja të mbyllet me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19.

Mësohet se bëhet fjalë për çerdhen nr.11 në Laprakë dhe se edukatorja kishte ditë që shfaqte shenja, temperaturë dhe dhimbje kockash.

Edukatorja prej ditësh nuk ka shkuar në punë dhe pas konfirmimit me Covid është izoluar në shtëpi.

Ndërkohë edhe dy edukatore të po këtij grupi sot nuk kanë shkuar në punë pasi kanë shfaqur shenja të ngjashme me kolegen e tyre.


Shtuar 19.06.2020 09:14