Rëndohet gjendja shëndetësore, ish-deputeti socialist me COVID-19 kalon në reanimacion

Dy ditë më parë, Fatmir Toçi me anë të një statusi në Facebook bënte me dije se gjendja e tij shëndetësore ishte e stabilizuar pas prekjes me Covid-19.

Ai njoftonte se beteja me koronavirusin ende vijon, ndërsa nuk kursente falenderimet për bluzat e bardha.

Por ndërsa shpresat ishin se ishte drejt fitimit të kësaj beteje, situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Sipas burimeve të Gazeta “Shqip”, është rënduar situata shëndetësore e ish-deptuetit të PS-së, Fatmir Toçi.

Gjendja e ish-deputetit socialist është rënduar dje, dhe mjekët janë detyruar që ta dërgojnë në Reanimacion.


Shtuar 27.07.2020 16:19