Rama për koronavirusin në Shqipëri: Ju flas si bir i një nëne, dua t’ju përqafoj por…

“Dua ta përqafoj po nuk i jap dot as dorën që të mos bëhem shkas për të kthyer këtë në një problem shumë të madh…”

Rama ka përfunduar komunikimin virtual me qytetarët për situatën e koronavirusit në vend ku ka ripërsëritur thirrjet për bindje ndaj masave të marra..

“Ky armik na kërcënon por do ta mundim duke qenë bashkë, qytetar dhe shtet sot jemi një popull që po bëhet një familje.

Nën uniformën e policisë, forcave të sigurisë, mjekëve dhe infermierëve, në sektorin publik dhe privat janë njësoj të prekshëm dhe njësoj që duhet të bëhemi bashkë për ta mposhtur, me besim dhe durim ne do t’ia dalim.

Kjo është thirrja ime e thellë edhe unë si njëri prej jush, qytetar, prind, bir i një nëne dhe natyrisht pjesë e një familjeje që do bëj të pamundurën për ta mbrojtur, për të mbrojtur veten dhe çdo kënd, që sot dua ta përqafoj po nuk i jap dot as dorën që të mos bëhem shkas për të kthyer këtë në një problem shumë të madh. Në mbrëmje do të komunikojmë përsëri.

Ecni në ecurinë e të gjitha veprimtarive në perimetrin Tiranë-Durrës që do të jetë në shtet-rrethim të plotë në komptimin e plotë të fjalës, që kemi detyrimin ta mundim këtë armik”.


Shtuar 12.03.2020 15:48