Rama ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi, shkatërrohet koalicioni anti-Gjukanoviç

Kryeministri Rama ishte në një vizitë private një ditë më parë në Tuz.

Në këtë vizitë, Rama takoi edhe kreun e Komunës Nik Gjeloshaj, i cili gjithashtu ka qenë deri më tani ka qenë i hapur për të negociuar një maxhorancës me partitë pro serbe, ku bën pjesë edhe Nisma Qytetare “Bardh e Zi” e Dritan Abazoviçit.

Megjithatë, siç bëjnë me dije burime për abcnews.al, Gjeloshaj ka ndryshuar qendrim duke kërkuar një post zv.kryeministri dhe një post ministri si kusht për të hyrë në negociata me partitë e bllokut kundër Gjukanoviçit.

Ky është një ndryshim i madh i qendrimit të Listës Shqiptare të kryesuar nga Nik Gjeloshaj dhe Genc Nimanbegu dhe vjen pikërisht 24 orë pas takimit me Ramën. /albeu.com


Shtuar 29.09.2020 12:11