Rama merr masën drastike, nga ky moment nuk mund të shkojmë më tek Liqeni Artificial

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të ndalohet frekuentimi i liqenit të Tiranës.

Për shkak të motit të mirë dhe izolimit brenda në shtëpi, sot qytetarët dolën nga liqeni duke thyer rregullat për të mbajtur larg koronavirusin.

Mësohet se qytetarët tashmë kanë lënë Liqenin Artificial, ndërkohë në hyrje kanë vendosur një postbllok policie.

Postoblloku i policisë synon që të ndalojë qytetarët që mos të futën në ambientet e Liqenit Artificial dhe mos të grumbullohen rrezikohet përhapja e koronavirusit.

“Ndalojmë ferkuentimet në liqenit e Tiranës dhe në të gjitha zonat e tilla në cdo qytet, sot kemi 38 persona të identifikuar, 12 të shruar në spital, 2 prej tyre në reanimacion dhe një 65 vec mbahet me frymëmarrje të drejtuar nga apartura.

Më e keqja s’ka ardhur akoma. As që nuk dua t’ju fus frikën që t’ju shqetësoj sot.

Do ndaj me ju çdo të vërtetë që çdo ekspert ndan me mua ne kohë reale. Unë nuk jam ekspert, por nuk ju them asgjë pa marrë aprovimin e tyre.

Marr konfirmimin për çdo gjë që ua përcjell juve. Dhënia e të vërtetës është përgjegjësia parësore, dhe kjo është përgjegjësia ime.”-tha Rama ditën e sotme.


Shtuar 14.03.2020 16:20