Rama jep lajmin e mirë: Pagë të plotë ata që janë mbyllur në shtëpi!

“Do të bëjmë atë që na takon se ata që janë mbyllur në shtëpi të kenë të garantuar kompensimin e pagës sikur do ta merrnin sikur të ishin në punë…”

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për shqiptarët ku ka deklaruar se do ti garantohet paga njësoj sikur të ishin në punë.

“Durim, durim, Italia i ka marrë masat shumë kohë pasi hyri në luftë, ne shumë shpejt dhe pavarësisht se e kuptoj shumë mirë se çfarë shqetësimi ka gjithkush që i bën këto pyetje, i lutem të kuptojë se jemi në luftë dhe nuk na lejohet që për të lehtësuar shqetësimin të flasim mbi bazë dëshirash. Nëse do të ishte për dëshirë do ua kishim zgjidhur të gjithëve.

Por do të flasim mbi bazë llogarish, pasi jeta do të vijojë, pasi të mbarojë lufta. Kështu që nuk mund ti lejojmë vetes që sot të bluajmë kockën e organizimit të vendit duke harruar se nesër vendi duhet të jetë në këmbë përsëri.

Ne do të bëjmë maskimumin dhe gjithkush duhet të bëjë atë individualisht për të kuptuar se nuk koha për të spekuluar me shifra absurde as për të kërkuar gjëra përtej mundësive.

Do të bëjmë atë që na takon se ata që janë mbyllur në shtëpi të kenë të garantuar kompensimin e pagës sikur do ta merrnin sikur të ishin në punë. Bizneset të kenë të garantuar frymëmarrjen në raport me këstet e kredive.

Vendi të ketë kapacitetet për të përballuar barrën e solidaritetit me ata që janë më të prekur”, tha Rama në një intervistë për Report TV.

Sa i përket fabrikave të rrobaqepsive dhe këpucarive, deklaroi se asnjë vend nuk e ka ndaluar aktivitetin prodhues dhe kjo gjë nuk do të ndalojë as në Shqipëri…”- tha ndër të tjera Rama.


Shtuar 17.03.2020 18:22