Rama jep lajmin e mirë: Hapen plazhet por kujdes me shezlongët!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë duke deklaruar se më datë 1 qershor do të hapen kopshtet, kufijtë tokësorë, qarkullimi i makinave në gjithë vendin edhe plazhet.

Por paralajmeroi se cadrat e shezlonget nga subjektet private do te vendosen duke marre me pare autorizimin perkates. Ky autorizim do te sqarohet ne ditet ne vijim.

“Por nuk do lejojmë asnjë subjekt privat përvec hoteleve të vendosë cadra e shezlongë në hapësirën ranore pa autorizimin e posacem qe do dale keto dite bashke me formen e aplikimit per subjektet.

Kjo do jetë java e fundit e zonave me ngjyra e kjo fundjavë do jetë e fundit me ndalim kalimi përtej kufirit të çdo zone të kuqe. Detajet të premten”.


Shtuar 27.05.2020 19:43