Rama flet ashpër dhe përmend tërmetin: Ju dola për zot

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij LIVE me qytetarët në Facebook ka kujtuar edhe njëherë tërmetin në Shqipëri teksa thekson se iu erdhi në ndihmë të gjithëve.

Ai i drejtohet ashpër atyre që sipas tij vënë në diskutim punën e qeverisë, pasi janë gjithnjë në krah të atyre që kanë nevojë.

“Kur ra tërmeti e patë që ju dola për Zot. Nuk ia lashë Zotit asnjë nga detyrat e mia. Ju thashë të gjithë do iu ndihmojmë me pagën e luftës të tërë ata që janë në shtëpi se iu është mbyllur biznesi i vogël dhe javën e parë të prillit do të marrin lekët. Ju thashë se do iu dyfishojmë ndihmën ekonomike, dhe ata në javën e parë të prillit do të marrin lekët.

Ju thashë që në hyrje të prillit do indeksojmë pensionet do japim 20 mln euro plus për pensionistët. Si e keni hallin që rrini në shtëpi me një iPhone në dorë s’keni pensionistë dhe ankoheni për pensionistët”, deklaroi kryeministri Edi Rama.


Shtuar 28.03.2020 13:49