Rama e quajti një vit suksesi për policinë, por çfarë thonë shifrat?

Që ka një mospërputhje të dukshme mes deklaratave të qeverisë shqiptare dhe realitetit, kjo tashmë është lehtësisht e kuptueshme.

Jetojmë në një kohë kur aksesi për informacione të caktuara bëhet në kohë reale dhe kjo shpesh ka nxjerrë zbuluar deklarata të politikanëve shqiptarë.

Kështu ditën e sotme Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtori i Policisë, edhe vetë Kryeministri Rama patën një takim në inagurimin e ambjenteve të repartit RENEA ku deklaruan me shumë pompozitet se policia ka korrur sukses kundër krimit të organizuar në vitin që lamë pas.

Por sa e vërtetë është kjo? Le t’i hedhim një sy të dhënave shkruan albeu.com.

Sipas statistikave të publikuara nga vetë insitucioni i Policisë së Shtetit, duke bërë një krahasim të thjeshtë edhe me vitin 2018 rezulton që në vitin që sapo lamë pas kanë ndodhur 12 vrasje më shumë sesa në vitin paraardhës i cili u mbyll me 45 të tilla.

Në vitin 2019 pra kanë ndodhur në tërësi jo pak, por 57 vrasje që kanë lënë 63 viktima dhe 10 të plagosur. Nga këto 57 vrasje, 14 prej tyre kanë qenë krime në familje, 13 vrasje me dashje, 17 me paramendim, si dhe 13 vrasje të tjera të ndodhura në rrethana të tjera cilësuese.

Më specifikisht:

Ngjarjet në 2019-ën

57 vrasje

63 viktima

10 të plagosur

14 vrasje në familje

13 vrasje me dashje

17 vrasje me paramendim

13 vrasje në rrethana të tjera cilësues

Pra është e qartë sesa i suksesshëm ka qenë ky vit.
/albeu.com/


Shtuar 13.01.2020 13:23