Rama ndaloi cermonitë mortore, kryebashkiaku i tij humb babain por nuk pret ngushëllime

Në kushtet e pandemisë ku Shqipëria prej një muaji është në izolim, qeveria ka ndaluar pjesmarrjen në cermoni mortore dhe ato martesore.

Pak orë më parë, kryebashkiaku socialist i bashkisë Klos në qarkun e Dibrës, Ilmi Hoxha ka lajmëruar se ka humbur babain e tij.

Ai bën me dije se varrimi u bë ditën e sotme në Tufinë, ndërkohë shtoi se nuk pret askënd për ngushëllime duke deklaruar se shëndeti në këto kohë pandemie është gjëja më e rëndësishme.

Postimi në Facebook nga Ilmi Hoxha:

Miq ,shokë dhe dashamirës!

Sot u nda nga jeta Babai im, Haxhi Hoxha!

Varrimi me dt 17/04/2020, ora 14:00, në Tufinë!

Në kushte të pandemisë globale COVID 19 dhe masave të ndërmarra për mospërhapjen e saj, duke vlerësuar në rradhë të parë shëndetin tuaj dhe të familjarëve, sapo të kalojë kjo situatë do të presim për ngushëllime!

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Me respekt

Ilmi Hoxha /albeu.com/


Shtuar 17.04.2020 16:49