Qeveria Rama i refuzon demokrates pagën e luftës: Nuk i funksionojnë trutë!

Ish deputetja e PD, Arbjola Halimi denoncon refuzimin që ka marrë pasi ka aplikuar për të ashtuquajturën “paga e luftës”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Halimi, e cila është psikologe në një klinikë private, tregon se si është refuzuar me argumentin se ky lloj shërbimi nuk përfshihet në paketën e qeverisë.

“Ja dhe “pagesa e luftes” për biznesin tim.

Refuzuar: Aktiviteti lejohet të funksionojë.

Mbase nuk të funksionojnë trutë.

Po kush vjen në klinike në karantinë.

Keshtu do ti falimentojë të gjitha bizneset. Fatkeqesi të madhe ky vend!”, shkruan ish deputetja.


Shtuar 11.04.2020 16:30