Qëlloi disa herë me thikë të riun, 24 vjeçarja “rrëfehet” në polici

Mrëmjen e së hënës, një vajzë ka sulmur me thikë një të ri pas një onflikti duke e lënë atë të plagosur.
Mësohet se vajza 24 vjeçarja me inicialet F. M., ka plagosur me thikë shtetasin Anton Shyti nga fshati Barbullojë në Lezhë.

I riu ka marrë disa plagë në trup dhe pasi mori ndihmën e parë në Spitalin e Lezhës është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas burimeve, ai ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia nisi menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Vajza është arrestuar ndërsa i riu është proceduar penalisht dhe po hetohet në gjendje të lirë.

Sipas dëshmisë së vajzës, i riu e ka ngacmuar 24-vjeçaren gjë që nuk është pranuar nga kjo e fundit, e cila ka reaguar. Policia pritet të marrë në pyetje edhe të riun, i cili po merr mjekim ne Spitalin e Traumës për të sqaruar rrethanat e vërteta të kësaj ngjarje. Ndërkohë 24 vjeçarja pritet të dalë të mërkurën para Gjykatës për t’u njohur me akuzat dhe masën e sigurisë që do të vendoset ndaj saj.


Shtuar 26.02.2020 14:13