Qëlloi 5 herë vjehrrin e hodhi djalin nga shkallët, kaq vite u dënua shqiptari në Austri

“Unë doja që të festonim në shtëpi, vjehrri donte të shkonim më lokal…”

Shqiptari që qëlloi me thikë vjehrrin e tij, në Austri është dënuar më pesë vjet burg për plagosje të rëndë, ndërsa i ka shpëtuar akuzës për tentativë vrasje.

Sikurse raportojnë mediat e huaja prindërit e vajzës nuk kanë qenë dakord për lidhjen e saj me shqiptarin dhe përplasjet kanë vijuar ndër vite.

Por situata ka dalë jashtë kontrollit në momentin kur ditën e ditëlindjes së djalit të tij më 8 dhjetor pas një konflikti me vjehrrin Besim Z., 40 vjeç, qëlloi 5 herë me thikë në qafë dhe shpinë vjehrrin e tij, ndërsa hodhi nga shkallët edhe djalin e tij të vogël për shkak të “mungesës së respektit”.

Pas një konflikti verbal dhe pas konsumit të alkoolit ai ndoqi vjehrrin kur po largohej dhe e plagosi rëndë me thikë.


Shtuar 9.06.2020 17:44