Punonjësi rezulton pozitiv, mbyllet minibashkia në Tiranë

Pas rezultateve të testimit, ku ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit një punonjës në minibashkinë numër dy në Tiranë, kjo e fundit ka mbyllur dyert.

Punonjësit janë larguar në shtëpi nga mëngjesi i djeshëm dhe i është thënë që të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën. Ndërkohë është bërë dezinfektimi dhe një pjese të punonjësve i është marrë tamponi.

Kujtojmë se sot u konfirmuan 35 raste të reja me Covid 19 në Tiranë, nga 90 në total, gjithashtu tre pacientë të tjerë humbën jetën.


Shtuar 3.07.2020 12:09