Protestuesi akuzon qeverinë: Shiko sa të bukur jeni, shkër*ata, na ka vjedhur orët

Në tubimin e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë marrë fjalën edhe personazhe që nuk janë parë ndonjëherë në ekran, ndërkohë që kjo mendohet të jetë bërë për shkak të simbolikës që përcjell kjo protestë.

Një nga qytetarët që kanë marrë fjalën është edhe nipi i Mustafa Krujës, Klajdi Kruja i cili të krijonte idenë se ishte në gjendje të dehur.

Ai në fjalën e tij akuzoi qeverinë edhe për vjedhje orash, ndërsa një vajzë bëri përpjekje për t’i marrë migrofonin të cilin i riu nuk e dorëzoi por vijoi fjalën, shkruan Fax web.

Mes emocionesh dhe ngazëllimi teksa fliste para turmës, Kruja “përzuri” të renë nga ku më pas i “rrëshkitën” edhe fjalë me fjalor të pistë ndaj kryeministrit.

“Ik anej ik tashi….ky shkër*ata që na ka vjedhur për gjithë këto vite, Ai vvjedh jetën, vjedh orën vjedh çdo gjë. Kemi një kryeqytet mesdhetar me 1 milion banorë, afër detit, afër bjeshkës. Si ka mundësi që vidhet çdo gjë.

Shikoni sa njerëz të bukur jeni të gjithë nga i pari tek i fundit, të gjithë, stop, stop, kujdes, ika anej, grupi i menes.

Ka 20 vjet, një rast të vetëm minimal, i paaftë, i palexuar, asnjë tekst nuk ka ky, vetëm llafet e poshtra, asnjë gjë 20 vjet. Ka të paktën nja 2 mijë artistë natyral, që i ka bërë zoti, janë 2 mijë artistë”, tha Kruja.


Shtuar 20.05.2020 17:55