Protestë apo manifestim? Meta i përgjigjet Fevziut për 2 Marsin

Presidenti Meta, në emisionin “Opinion”, pati një përballje me gazetarin Blendi Fevziu në lidhje me atë se çfarë do të ndodhë në datën 2 mars.

Teksa gazetari e cilësoi protestë, Meta ndërhyri menjëherë duke i thënë se bëhet fjalë për një manifestim dhe jo protestë.

“Manifestim është, nuk është protestë”, tha Meta.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, kërkoi që të jetë korrekt me atë që pritet të ndodhë në 2 mars.


Shtuar 27.02.2020 20:29