Prindërit përplasen me stafin e gjimnazit, pezullohet mësimi në Fier

Paniku dhe kaosi vazhdon akoma në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier, aty ku një ditë më parë u helmuan 58 nxënës dhe 2 mësues.

Siç mësohet se nxënësit sot kanë shkuar në shkollë me prindërit e tyre, të cilët kanë kërkuar dhe llogari për ngjarjen e ndodhur.

Por, ajo që ka krijuar kaos edhe ditën e sotme ka qenë paniku te nxënësit, çka ka bërë që një e mitur të përfundojë sërish në spital.

Ajo është marrë me urgjencë nga gjimnazi dhe është dërguar në Spitalin e Fierit.

Ndërkohë deri në një moment të dytë, mësimi është pezulluar. /albeu.com/


Shtuar 5.03.2020 09:41