“Porti i Durrësit, port i Kosovës”, deklarata e Ramës shqetëson serbët

“Porti i Durrës, port de fakto edhe i Kosovës…”

Kjo deklaratë e kryeministrit Rama në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, ka shkaktuar shumë reagime në mediat serbe.

“Blic.rs“,shkruan se Shqipëria dhe Kosova po i heqin praktikisht doganat mes tyre.

Ndërsa gazeta serbe sjell në vëmendje faktin se ministrat serb në qeverinë e Kosovës Goran Rakić and Dalibor Jevtić nuk ishin në mbledhjen e Tiranës.

Ndërkohë, “B92” shkruan se delegacioni nga Kosova u prit në Tiranë me nderime të mëdha.


Shtuar 2.10.2020 16:16