Po luante, 9 vjeçarit i shpërthen bombola e gazit

Një 9 vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi shpërthimit të një bombole gazi në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moçan të Maliqit, ku sipas policia fëmija me iniciale M.A, po luante me bombolën e gazit.

Njoftimi i policisë lokale:

Më datë 15.06.2020, në fshatin Moçan, shtetasi M. A., rreth 9 vjeç, duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 15.06.2020 17:07