Plas mes Gjuzit e Ndokës: Ke kopjuar portretin e Gjergj Kastriotit

Deputeti, Kujtim Gjuzi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Nard Ndoka i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar që të bëhet kryetar i Partisë Demokristiane.

Gjuzi ka debatuar në studion e “360 gradë” në ora news me Nard Ndokën të cilit i tha se pas kërkesës së këtij të fundit për tu bërë kryetar I PDK-së, e ka mbështetur, ndërsa i ka kujtuar edhe kohën kur Gjuzi merrrte këshilltarë bashkiakë.

Debati:

Kujtim Gjuzi: Nard po ta kujtoj në Tiranë 7888 vota Kujtim Gjuzi në krye të demokristianëve, 3 anëtarë të këshillit bashkiak. A janë votat e mia këto? Sa ke anëtarë të këshillit bashkia sot ti? Zero i ke ti

Nard Ndoka: Ke qenë me Partinë Demokristiane

Kujtim Gjuzi: Kam qenë dhe e kam për nder që kam pranë teje dhe në zyrat e mija ke thënë dua të bëhem kryetar dhe të kam thënë të takon me shumë se cdo kush tjetër.

Nard Ndoka: Ku ke pas zyra ti?

Kujtim Gjuzi: E di ti, në katë të dytë kur ke ardhur. Pastaj ke kopjuar portretin e Gjergj Kastriotit për të bërë Lidhjen e Lezhës.


Shtuar 16.01.2020 21:45