Plas me armë në Vorë, detajet e para

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konfikti mes disa personave.

Njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri, ndërsa dy përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohen të tre në flagrancë.

Sekuestrohet në cilësinë e proves materiale 1 armë luftarake pistoletë, fishekë luftarak, si dhe një shufër metalike .

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në rrugën “Rinia”, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe njëri prej tyre kishte qëlluar me armë zjarri, kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit në tentativë për t’u larguar, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar, konkretisht:

L. B., 28 vjeç, banues në Vorë, i cili u arrestua për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me shtetasit A. E. dhe G. SH, në rrugën” Rinia”, në Vorë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. T., E. T. dhe R. T.

Në përfundim të veprimi u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve:

A.E., 29 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehte me dashje”;

G. SH., 32 vjeç, banues në Vorë, i cili u arrestua për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 18.02.2020 14:37