Një sulm me armë ka tronditur Tiranën pak pas mesnate, ku persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç.
Fatmirësisht, ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.