Plas keq te Bayern, Boateng dhe Goretzka përleshen në stërvitje (FOTO LAJM)

Jerome Boateng dhe Leon Gortezka nuk e kanë mbyllur mjaftë mirë seancën stërvitore te Bayern Munich.

Dyshja e Bavarezëve ishin duke e zhvilluar një seancë të rregullt stërvitore atëherë kur shpërthejë një përleshje mes tyre.

Bild raporton se Boateng kishte tentuar të kalonte Goretzkan me top por që ky i fundit bëri një ndërhyrje të ashpër.

Nga kjo situatë, dyshja nuk arritën ta mbanin gjakftohtësinë dhe filluan të përleshen mes vete. Mbrojtësi gjerman e goditi bashkëlojtarin në fytyrë e që më pas kaloi në përleshje.

U dash që Robert Lewandowski dhe Thomas Muller të ndërhynin dhe t’i qetësonin të dy lojtarët, që nuk e lanë vetëm me fjalë, por kishte edhe goditje mes tyre.


Shtuar 29.01.2020 16:30