Plas arma në Fier, plagoset pas sherrit 35-vjeçari

Një person është plagosur në këmbë pas një konflikti të çastit në lagjen “11 janari” në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 ku 35-vjeçari i identifikuar me incialet M.Rr u plagos me armë në këmbë.

Të lidhura

None found

Ai ka përfunduar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


Shtuar 11.03.2020 18:06