“Peshku i madh”, Arbër Çekaj kërkon përfaqësues të ambasadës së SHBA në gjyq

Është shtyrë sërish vendimi për biznesmenin Arbër Çekaj ndërsa mësohet se kjo u bë për shkak se në seancë nuk morën pjesë avokatët.

Çekaj kërkoi sot nga salla e gjyqit që përfaqesues të ambasadës amerikane dhe gjermane te jenë të pranishëm në procesin ndaj tij.

Më herët ish ambasadori amerikan Donald Lu, e konsideroi “peshk të madh”, Çekaj u shpreh se kërkonte te ishin të pranishëm për të parë që “gjyqi është fars”.

“Drejtuesi i ambasadës amerikane me ka konsideruar peshk të madh, duke iu referuar të dhënave të prokurorisë. Kërkojë që e nderuara ambasadë të jetë e pranishme për të kuptuar se kush është pesh i madh dhe kush jo. Kush merret me kokainë e kush me banane. Meqë kanë investuar shumë në SPAK”, tha Çekaj.

Seanca e sotme ku pritej të lexohej mbrojtja dhe jepej vendimi u shty për mungesë të mbrojtjes. Kjo është e disa herë qe shtyhet në këtë fazë.


Shtuar 5.02.2020 11:49