Përkeqësohet gjendja në Maqedoninë e Veriut, 10 anëtarë të shtabit të krizës më Covid-19

Gjendja në Maqedoninë e Veriut është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme.

Pas infektimit të kryetari të Kumanovës, Maksim Dimitrievski me CoVid-19, Alsat mëson se të infektuar ka edhe në Shtabin e Krizës.

Burime nga ky shtab bëjnë të ditur se gjithsej 10 anëtarë kanë rezultuar pozitiv në CoVid-19.

Bilanci i personave të infektuar nga virusi Korona në 24 orët e fundit në Kumanovë është 40, përfshi në këto shifra edhe kreun e Komunës dhe anëtarët e shtabit.


Shtuar 16.04.2020 13:19