Përhapi audio-mesazhin për 12 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, nisin hetimet për vajzën që ngjalli panik

Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj në mbledhjen e sotme të Task-Forcës për koronavirusin ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka asnjë person të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Ai theksoi se Policia ka nisur hetimet për lajmet e rreme dhe ato të cilat ngjallin panik në popull.

“Të gjithë qytetetarët kontrollohen në pikat kufitare. Jemi në ndjeni të disa mesazhe që kanë shqetësuar publikun. Nga policia e Shtetit kanë filluar hetimet, për këto mesazhet me ‘voice’, dhe vijojnë hetimet. Kemi nisur hetime për lajmet e rreme. Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri”, u shpreh ai.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi. Në Itali janë shënuar 4 viktima dhe 152 të infektuar, ndërsa në rang global kanë humbur jetën 2619 persona, kryesisht në Kinë. Në Shqipëri ka nisur kontrolli, pasi është përhapur panik për shkak të afërsisë gjeografike me Italinë. Ministrja e Shëndetësisë në mbledhjen e sotme të Task-Forcës deklaroi se nuk ka asnjë person të infektuar me këtë virus në vend.


Shtuar 24.02.2020 09:58