Përfshihet nga zjarri godina e Sigurimeve Shoqërore në Fier

Godina e Sigurimeve Shoqërore në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Burime nga policia thonë se zjarri ka rënë rreth orës 07:20 në katin e parë të këtij institucioni.

Në vendengjarje shkuan shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, paraprakisht dyshohet se shkak ka qënë një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:20, në lagjen “15 Tetori” ne katin e parë të Sigurimeve Shoqërore, ka rënë zjarr.

Në vendengjarje shkuan shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qënë një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 5.09.2020 06:59