Përfshihet nga flakët vila katër katëshe ku jetonte çifti i moshuar

Një ndërtesë 4 katëshe është kërcënuar nga flakët në orët e paradites së sotme në qytetin e Beratit.

Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Nuri Hibro ndodhet prapa bashkisë së qytetit, në lagjen “10 Korriku”.

Vila 4-katëshe kishte kaldaja në të gjitha katet,të cilat ishin të lidhura me oxhakun me dru dhe mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga bllokimi i oxhakut që mendohet të ketë kthyer mbrapsht flakët.

Flakët dhe tymi janë përhapur me shpejtësi në të gjitha katet por falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve flakët e zjarrit janë neutralizuar shpejt. Në banesë jetonte vetëm një çifti i moshuar,të cilët janë nxjerrë jashtë pa lëndime.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.


Shtuar 26.02.2020 10:20