Për herë të parë, Ema Andrea pranon se ka rënë pre e dhunës fizike nga burrat

Një nga aktoret më të njohura shqiptare, Ema Andrea, ka ardhur sot me një rrëfim ndryshe ne “Top Talk”.

Ema nuk është kursyer aspak dhe ka ndarë disa histori personale, por edhe të mikeshave të saj arstiste.

Ajo ka treguar se është përballur shpesh me dhunën, verbale dhe me atë fiziken.

“Po nuk jam viktimë e kësaj dhune, por po, jam përballur shpesh. Dhuna verbale, arrogancë, është fatkeqësisht në vendin tonë dhe profesionin tonë.

Siç kam pasur dhe fatin që të punoj në ambiente krejtësisht ndryshe nga çfarë po asim më lart, por është e pashmangshme për të mos u përballur me dhunën verbale, por po jam përballur dhe me dhunën fizike”, theksoi ajo, e ftuar në “Top Talk” aty ku ka treguar për dhunën ndaj grave.

“Mikeshat e mia e kanë fshehur. Meqenëse më pëlqen të kem ndërgjegje të bëj timen në këtë shoqëri, i jam afruar shumë edhe grupeve fort të prekura. Nuk është e thjeshtë vetëm të denoncosh. Gratë varen ekonomikisht tek burrat. Ku kanë kundër dhe familjen e tyre, kundër ndarjes, ku mentaliteti është, ‘hë se burri do ta ngre njëherë dorën’, nuk e kanë kaq të thjesht të denoncojnë”.

“Natyrisht edhe gratë që e kanë një farë pozite, jetojnë në shoqëri, as ato se kanë të thjesht të denoncojnë”, – tha aktorja Ema Andrea.

Aktorja u shpreh se i vetmi rregullator që mund ti japë fund dhunës është shteti.

“Për një mijë motive, për atë që bëhet publike, për reagimin social, për shqetësimin që do të sjelli, shumë gra e mbyllin në heshtje këtë çështje dhe shumë gra të tjera që ngrenë zërin ndihen vetëm, ose kthehen mbrapsht dhe nuk është kaq e lehtë sepse janë të varura ekonomikisht”.

“Nuk vijnë të gjitha me edukim, nuk janë të gjitha në punë, prandaj shtoi ajo, “besoj se rregullatori më i rëndësishëm është shteti”.


Shtuar 19.06.2020 20:25