Pedagogia shqiptare: Personat që mbajnë maskë, 5 herë më të mbrojtur nga COVID-19

Mjekët janë të ndarë sa i takon përdorimit të maskave nga popullata si masë mbrojtëse kundër infektimit nga COVID 19.

Për Detina Zallin, pedagode në Universitetin e Oksfordit thotë se përdorimi i tyre është i domosdoshëm nisur nga studimi se virusi qëndron në ajër deri në 3 orë.

Zalli: Ditët e fundit ka pasur mesazhe të përziera gjatë ditëve të fundit. Por dua të theksoj se përdorimi i maskave është shumë i rëndësishëm. Duke pasur parasysh se virusi mund të qëndrojë në ajër deri në tre orë, studimet kanë treguar qartë se personat që mbajnë maskë janë 5 herë më të mbrojtur nga virusi në krahasim me personat e tjerë që nuk mbajnë maskë.

Mbajtja e maskës nuk do të thotë se nuk infektohesh nga virusi por shanset janë 5 herë më të vogla në krahasim me personat e tjerë që nuk i përdorin.

Në një lidhje me skype, Zalli hedh poshtë edhe mitin se i nxehti largon virusin.

Zalli: Nga provat e deritanishme virusi COVID 19 mund të transmetohet në të gjitha zonat, qoftë ato të nxehta apo të lagështa.

Edhe për vaksinën e turbekulozit ajo thotë se nuk ka prova klinike që mund të ndihmojë kundër COVID 19.

Zalli: Duke mos bërë prova asnjë gjë nuk është e sigurt. Jemi në një situatë ku po provojmë çdo gjë dhe nuk kemi një ilaç apo vaksinë efektive për mOmentin ndërkohë që kemi shumë të infektuar nga COVID 19./oranews


Shtuar 30.03.2020 18:38