PD publikon videon, akuzon Ramën dhe Manastirliun se gënjejnë për koronavirus (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i përgjigjet Ramës dhe ministres Manastirliu duke thënë se po gënjejnë për situatën reale.

“Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu po gënjejnë njerëzit për situatën reale të koronavirusit. Dëshmia në video e nxjerr zbuluar propagandën e rrezikshme të qeverisë! Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor.

Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën. Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë.

As gënjeshtrat ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitjes së qeverisë”, shkruan Bardhi.

Shkrimin e shoqëroi me një video ku flet djali i një prej pacienteve të shtruar në të njëjtën dhomë me 73-vjecaren që ndërroi jetë prej koronavirus.

Një një lidhje telefonike me një televizion, ai thotë se ka qëndruar katër ditë në dhomë me mamin e tij dhe një grua tjetër nga Peshkopia bashkë me gocën.

Sipas tij, ata i kanë shërbyer dhe gruas që ndërroi jetë prej koronavirus.


Shtuar 11.03.2020 20:03