“Pazar me Metën për t’i dhënë KLSH”, deputeti e nis seancën me akuzën e fortë

Deputeti i opozitës, Halit Valteri e ka nisur seancën e sotme të Kuvendit me një akuzë të rëndë.

“Ky është parlamenti i Shqipërisë dhe jo selia e PS-së. Seanca ka filluar në 11:00, ndërkohë që duhet të niste në 10:00.

Nëse këta nuk kanë kohë të mblidhen 2 orë para për pazarin që po bëni me Metën për t’i dhënë KLSH-në nuk është faji ynë apo i shqiptarëve.

Ju për një minutë i hiqni fjalën deputeteve dhe një orë dhunohet Kuvendi se ka mbledhje PS-ja, në emër të grupit ju kërkojmë të mos përsëriten më këto situata.

Në përgjigje të kësaj vërejtjeje, ka reaguar kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci, duke thënë se një gjë e tillë nuk do të përsëritet më.


Shtuar 25.06.2020 09:22