Pasi e shembi, Rama nuk i ndahet teatrit: Shpikje e fantazisë politike!

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shprehet se Teatri Kombëtar ishte shpikje e fantazisë politike.

Kemi treguar si askush më parë dashurinë për vlerat e këtij vendi dhe kujdesin e shtetit kur trashëgimia kulturore është e vërtetë, jo shpikje e fantazisë politike siç ishte godina e pseudoteatrit”, shkruan kryeministri krah një videoje të bërë publike.

Kujtojmë se godina e Teatrit Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 Majit dhe për pasojë pati revolta popullore.


Shtuar 3.06.2020 19:10