Pas Shijakut e Durrësit, “Forca e Ligjit” zbarkon në Shkodër

Duket se pas Shijakut, Durrësit dhe Elbasanit, Operacioni “Forca e Ligjit” ka zbarkuar sot edhe në Shkodër.

Burime të Tv Ora bëjnë me dije së operacioni në qytetin verior vjen pas vlerësimeve për një ndërhyrje emergjente.

Ende nuk ka detaje se kush është në shënjestrën e kësaj njësie, por ato kanë mbërritur në kryeqendrën e veriut me mjete te blinduara.

Rasti i Shkodrës, sipas burimeve është i ngjashëm me atë të Shijakut, ku u sekuestrua Vila Golden, ku u mbajt peng Jan Prenga.

Ditën e sotme, OFL i ka dërguar kërkesë për plotësim formulari dy personave, Lulzim Berishës në Durrës dhe Ardian Çapjas në Elbasan.


Shtuar 4.02.2020 12:17