Pamje të tmerrshme nga Ekuadori, viktimat nga koronavirusi nxirren në rrugë dhe u vihet zjarri (VIDEO)

Koronavirusi ka marrë mbi 40 mijë jetë në të gjithë botën. Në videot e bashkëngjitur lajmit do të shikoni pamje të tmerrshme nga Ekuadori.

Viktimat nga koronavirusi, nxirren në rrugë dhe dergjen aty, kurse një pjesë e tyre digjen.

Në Guyayaquil të Ekuadorit, ditët e fundit këto pamje janë bërë të zakonshme dhe banorët po përballen shpesh me këtë situatë.

Autoritetet thanë se sistemi shëndetësor aktualisht është i kolapsuar dhe nuk përballon as trajtimin e pacientëve me koronavirus, por as edhe procesin e varrimit dinjitoz të tyre.


Shtuar 2.04.2020 14:30