OBSH kundërshton Trump: COVID-19 ka origjinë natyrore

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ripërsëriti se koronavirusi ka patur origjinë natyrore, pasi Presidenti Trump deklaroi se ai ka parë prova se virusi e ka patur origjinën në një laborator kinez.

Shkencëtarët mendojnë se virusi vdekjeprurës ka kaluar nga kafsha tek njeriu, ka lindur në Kinë në fund të vitit 2019, me shumë gjasa nga një treg i kafshëve ekzotike në Vuhan.

Trump deklaroi më 30 prill se ai ka parë prova se Instituti i Virologjisë në Vuhan ishte burimi i shpërthimit të virusit. Ai nuk pranoi të japë detaje për këtë deklaratë.

Gazetarët e pyetën drejtorin e emergjencave të OBSH-së gjatë një interviste virtuale ditën e enjte mbi deklaratat e Presidentit, dhe ai theksoi se “ne kemi dëgjuar shumë shkencëtarë dhe kemi parë sekuencën gjenetike të virusit. Ne ju sigurojmë se virusi ka origjinë natyrore.”


Shtuar 1.05.2020 19:14