Më 11 maj hapet Shqipëria, Rama: Kështu do të bëhet lëvizja me makinë (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar masat e reja të lehtësimit pas kufizimit si pasojë e COVID-19, ku shumë biznese janë lejuar që të hapen.

Në datën 18 maj pritet që të hapen baret dhe restorantet, ndërkohë që kreu i qeverisë shtoi se masat mund të ndryshojnë në varësi të epidemisë.

Po ashtu duke filluar nga data 11 maj do të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve nga ora 05-17:30. Ndërkaq të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

Po në datën 11 maj do të hapen parukeritë, berberët, klinikat dentare, dhe dyqanet në qendrat tregtare.


Shtuar 1.05.2020 19:20