OBSH: Gabimi më i madh që mund të bëjnë shtetet, të rihapin shkollat dhe bizneset

Në ditët e sotme, OBSH ka vetëm një thirrje për qytetarët në vendet e prekura nga koronavirusi, higjena personale dhe vetëizolimi në shtëpi.

Ditën e sotme drejtori i OBSH, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri një paralajmërim të fortë sot ndaj shteteve, të kenë kujdes mos rikthejnë aktivitetet normale të qytetarëve.

“Gjëja e fundit që çdo vend ka nevojë të bëjë, është që të rihapë shkollat dhe aktivitetin e bizneseve e më pas të detyrohet t’i mbyllë ato përsëri për shkak të rishfaqjes së koronavirusit”, paralajmëroi dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp që po vazhdon aktualisht.

OBSH përgëzoi shtetet që kanë marrë masa shtrënguese për lëvizjen e njerëzve, pezullimin e aktiviteteve dhe shkollave dhe kërkoi të mos hiqet dorë nga këto masa. /albeu.com/


Shtuar 25.03.2020 19:44