Numri i të infektuarve shkoi në 23, cilat janë vatrat e reja

Ministria e Shëndëtësisë ka deklaruar sot se numri i të infektuarëve ka shkuar në 23 ndërsa janë zbuluar dy vatra të reja infeksioni në Elbasan dhe Rrogozinë.

Po ashtu, janë konfirmuar edhe tre raste të reja në Tiranë si edhe 2 të tjera në Durrës.

Mësohet se vetëm pesë nga personat e konfirmuar si pozitivë janë në spitalin Infektiv, kurse 18 të tjerët ndodhen të vetëizoluar në shtëpi.

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Tiranë – 16 raste
Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)
Lushnje – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Rrogozhinë – 1 rast

Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë


Shtuar 12.03.2020 11:35