Nuk ka më transport publik, shërbimi del jashtë funksionit mesditën e sotme

Janë konfirmuar 15 raste nga koronavirusi në vend, ndërkohë që po punohet për masa gjithnjë e më të rrepta për parandalimin e përhapjes së tij.

Ashtu sikundër u raportua, kryeministri Edi Rama ka thksuar edhe një herë se transporti publik nuk do të funksionojë.

Prej mesditës së sotme nuk do të ketë shërbim në Tiranë dhe Durrës, teksa shton se po bëhet gati një transport i dedikuar për mjekë e infermjerë.

Njoftimi i Ramës

🔴 NGA SOT NË MESDITË NUK KA TRANSPORT URBAN NË TIRANË dhe DURRËS

🔴PO BËJMË GATI TRANSPORTIN E DEDIKUAR PËR MJEKËT dhe INFERMIERËT


Shtuar 12.03.2020 09:10