“Nuk i vjen keq nëse marrin gjobë”, shqiptarët të pabindur ndaj masave kundër pandemisë (VIDEO)

Policia e Shtetit vijon kontrollet me qëllim zbatimin e masave kundër pandemisë, ku konkretisht për ata të cilët shkelin orarin e lëvizjes.

Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.


Shtuar 19.03.2020 13:30