Nuk e linte Marinën të punonte? Reperi sqaron të vërtetën e xhelozisë së tepruar

Ndër çiftet më të komentuar të faqeve rozë, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po shijojnë disa ditë pushime në Dubai. Pas sezoneve të suksesshme që patën, Marina në televizion dhe Getoari në muzikë, “u arratisën” nga i ftohti për të përjetuar disa momente të bukura e të nxehta.

Reperi ka sqaruar publikisht të gjitha thashethemet që qarkullonin se xhelozia e tij pengoi Marinën që të mos punonte.

“Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë, sepse u dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën dhe ajo me mua. Pastaj, kur e njoha, Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara”, u shpreh Getoari për revistën ‘Living’.

Ai shtoi se pjesën më të madhe të kohës zgjedh që të qëndrojë indiferent ndaj lajmeve dhe këtë e konsideron armën e tij më të fortë.

“Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj, plotësisht; këtë gjë u them edhe administratorëve të faqeve të mia”, u shpreh Geti.


Shtuar 9.01.2020 19:33