Nuk doli “live” siç premtoi, Rama: I ra të fikët, e s’po përmendet!

Kryeministri Edi Rama kishte njoftuar një dalje për mediat sot në orën 15:30.

Por kur kaloi një orë nga orari i paralajmëruar, dhe nuk po dilte, kryeministri ka sqaruar në profilin e tij në Facebook edhe arsyen e shtyrjes së deklaratës.

“Ndjesë për vonesën e mesazhit, po si duket u lodh ajfoni im nga puna skllavëruese 20 orë në ditë dhe i ra të fikët e mezi po përmendet“, shkruan Rama.


Shtuar 24.03.2020 16:00