Njerëzit në treg e ceremoni mortore, Rama i ashpër: Burg për shkelësit e masave!

Pas tregut të Kombinatit i cili sot ishte i tejmbushur me njerëz, dhe një ceremonie mortore, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar heqje lirie, burg, për shkelësit e masave.

Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama paralajmëroi edhe zgjatjen e fashës orare të lëvizjes në këto ditë të emergjencës së koronavirusit.

“Po planifikojmë të rrisim fashëm orare por edhe të rrisim ndëshkimet për shkelësit, që do shkojmë deri në heqje lirie.

Më pas do përpiqemi të lejojmë automjetet private për gjithë punonjësit në kompani që kanë aktivitet ligjërisht të lejuar, por për heqje lirie nëse transportohen persona të tjerë.

Po ashtu do jenë të detyrueshme maskat dhe dorezat për mbrojtje”- tha Rama.

Fjala e plotë e Ramës

Më e keqja nuk ka kaluar, po mund të na ndodhë ja kështu sa hapë e mbyll sytë dhe mund të na marrë me vete nëse mendon se ja hodhëm. Për këtë mjaftojnë vetëm pak koka.

Kjo nuk ndodh kudo në Tiranë, por në tregun e Kombinatit dhe diku tjetër, por kjo del e tepron për ti bërë gjëmën Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Kjo ndodh sepse disa nuk po duan akoma të kuptojnë se ku ka më keq të mos i japësh dot lamtumirën njërit të dashur.

Nuk e ndava me ju sot një pamje tmerruese në një varrim në Peshkopi. Aman o njerëz aman se me gjoba do ta zgjidhim këtë punë se në Shkodër e infektuan njëri tjetrin në një mort dhe pastaj shkuan deri tek të shtata.

Jemi të detyruar ta shtyjmë për disa ditë, Të gjithë duhet ta marrin vesh se më e keqja nuk ka ardhur dhe kjo nuk është çështje oraresh e rregullash, po e zemrekut të sahatit të trurit që disave i ka mbetur 12. Tirana, Durrësi, Fieri do të bëhen vatër loja jonë nëse nuk i shtrëngojmë fort vidat e zinxhirit mbrojtës.

Ja kush kush është plani që ne po përgatisim dhe do të kthehet në ligj dhe pastaj do të hyjë në veprim sipas

Do zgjasim fashën orare dhe të rrisim ndëshkimesh dhe do shkojmë deri në heqje lirie për ata që shkelin rregullat.

Më pas do të përpiqemi të lejojmë automjetet private me fashë orare të zgjatur për të gjithë ata që kanë kompani private.


Shtuar 4.04.2020 15:17