Zbulohet një tjetër provë e cila tregon lidhjen që ka gjinia në rastet e infektimit me Covid-19.
Një studim i fundit i disa mijëra pacientëve ka treguar se burrat kanë përqendrime më të larta të enzimës konvertuese të angiotenzinës 2 (ACE2) në gjakun e tyre sesa gratë. Meqenëse ACE2 i mundëson koronavirusit të infektojë qelizat e shëndetshme, kjo mund të ndihmojë në shpjegimin e arsyes pse burrat janë më të prekur nga COVID-19 në krahasim me femrat.
Të lidhura
None found
Studimi, botuar në European Heart Journal sot (11 maj 2020), gjithashtu zbuloi se pacientët me probleme të zemrës që marrin ilaçe që prekin sistemin renin-angiotensin-aldosterone (RAAS), siç janë frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinës (ACE) ose receptori (ARB), nuk kishin përqendrime të larta të ACE2 në gjak.
Disa hulumtime të kohëve të fundit sugjeruan se frenuesit e RAAS, mund të rrisin përqendrimet e enzimës së quajtur ACE2 në plazmën e njerëzve, duke rritur kështu rrezikun e COVID-19 për pacientët më semundje kardiovaskulare që marrin këto ilaçe.
Por studimi i fundit nuk mund të sigurojë prova përfundimtare mbi efektet e frenuesit RAAS te pacientët me COVID-19. Përfundimet e tij janë të kufizuara kryesisht për pacientët me provleme të zemrës, dhe pacientët nuk kishin COVID-19, kështu që studiuesit nuk mund të sigurojnë një lidhje të drejtpërdrejtë midis rrjedhës së sëmundjes dhe përqendrimeve të ACE2 në plazmë.
Në një konferencë për shtyp, autorët e studimit thanë: “ACE2 është një receptor në sipërfaqen e qelizave. Ai lidhet me koronavirusin dhe e lejon që të hyjë dhe infektojë qelizat e shëndetshme pasi të jetë modifikuar nga një proteinë tjetër në sipërfaqen e qelizës.
Nivele të larta të ACE2 janë të pranishme në mushkëri dhe, prandaj, mendohet se luajnë një rol vendimtar në përparimin e çrregullimeve të mushkërive të lidhura me COVID-19.”
